Njihuni me anëtarët e DN (Dealers Numbers)! Si u frymëzuan 3 të rinjtë nga ritmet hip-hop të rrugës

DN (Dealers Numbers) është një grup i ri prej 3 artistësh underground i formuar rreth 1 vit më parë, por që premton shumë.

Tre këngëtarët Ges Rabo, Fabio dhe Isertis të ftuar në emisionin “Ditë e Re” neë RTV Ora rrëfyen rrugëtimin e tyre dhe atë çfarë ndikoi në idenë e bashkimit të tyre dhe themelimit të këtij grupi.

Ges Rabo, fitues i disa çmimeve në zhanera të ndryshëm si muzikë, hip-hop, teatër, regji, si dhe modeling.

Pjesëmarrës në festivalin “Kënga Magjike”, si dhe skena të tjera të mëdha në kompeticione të ndryshme.

ItzDabi, i rritur me ritmet e muzikës “Old school”, dhe i frymëzuar nga kjo kulturë bëri që Fabio të fillojë të shkruajë tekste hip-hop që në moshë të vogël.

Isertis rrjedh nga një familje artistësh dhe i tërhequr gjithnjë nga ideja e revolucionit.

Pjesëmarrës në konkurse të ndryshme muzikore kryesisht hip-hop.

Beatboxi është një anë tjetër e tij, duke përfshirë kështu edhe 1 zhanër tjetër të kësaj kulture.

EMISIONET