Njihuni me 10 xhekpotët më të mëdhenj të lotarisë amerikane të fituara ndonjëherë

Çmimi i madh i Powerball është rritur në rreth 1.25 miliardë dollarë për shortin e së mërkurës në mbrëmje, pasi zyrtarët e lotarisë thanë se asnjë biletë nuk përputhej me të gjashtë numrat e hedhur të hënën në mbrëmje.
Që nga viti 2016, në SHBA ka pasur më shumë se një duzinë çmimesh të lotarisë që tejkalojnë 1 miliard dollarë. Ja një vështrim mbi xhekpotet më të mëdha të fituara në SHBA dhe vendet ku u shitën biletat fituese:
1. 2.04 miliardë dollarë, Powerball, 7 nëntor 2022. Bileta fituese u shit në një stacion benzine në zonën e Los Angeles.
2. 1.787 miliardë dollarë, Powerball, 6 shtator 2025. Biletat fituese u shitën në Misuri dhe Teksas.
3. 1.765 miliardë dollarë, Powerball, 11 tetor 2023. Bileta fituese u shit në një dyqan pije alkoolike, në një qytet të vogël malor të Kalifornisë.
4. 1.602 miliardë dollarë, Mega Millions, 8 gusht 2023. Bileta fituese u shit në një supermarket në Neptune Beach, Florida.
5. 1.586 miliardë dollarë, Powerball, 13 janar 2016. Biletat fituese u shitën në një dyqan ushqimesh në zonën e Los Angeles, një supermarket në Florida dhe një dyqan ushqimor në Tenesi.
6. 1.537 miliardë dollarë, Mega Millions, 23 tetor 2018. Bileta fituese u shit në një dyqan ushqimesh në Karolinën e Jugut.
7. 1.348 miliardë dollarë, Mega Millions, 13 janar 2023. Bileta fituese u shit në një stacion benzine në Maine.
8. 1.337 miliardë dollarë, Mega Millions, 29 korrik 2022. Bileta fituese u shit në një stacion benzine në zonën e Çikagos.
9. 1.326 miliardë dollarë, Powerball, 7 prill 2024. Bileta fituese u shit në një dyqan ushqimesh në Oregon.
10. 1.269 miliardë dollarë, Mega Millions, 27 dhjetor 2024. Bileta fituese u shit në një pikë karburanti në Kalifornian Veriore./ AP.


