“Njëlloj sikur Kiara në Big”, Luizit ia sjellin në ‘majë të hundës’ dhe reagon ‘ashper’

“Njëlloj sikur Kiara në Big”, Luizit ia sjellin në

Luiz Ejlli nuk po gjen rehat me llogarinë e tij në Instagram! Ashtu sikur ishte brenda shtëpisë dhe llogaria e tij e Instagramit synohej jashtë nga të gjithë, po ndodh edhe tani!

Pas verifikimit me shumë mund të adresës që vetë këngëtari përdor tani, papritur shigjeta e tij blu e verifikimit u zhduk.

Kështu, account-i i Luizit është sërish në rrezik, mirëpo nuk do ta paguajë vetëm këngëtari por edhe fanpage-t e tij.

Faqet e hapura nga fansat e Luizit kanë filluar të sulmohen vazhdimisht dhe më e madhja prej tyre është mbyllur së fundmi, gjë që ia ka sjellë atij në majë të hundës.

Ai ka bërë edhe një krahasim me periudhën e “BBV”, kur asokohe s’kishin ç’i bënin Luizit dhe sulmonin Kiarën.

Kësaj here, s’kanë ç’i bëjnë atij dhe sulmojnë fanpage-t.

“Më vjen keq që fanpage-t që më mbështesin mua po sulmohen sepse me mua nuk ia dalin dot, njëlloj sikur Kiara në Big.”– ka shkruar Luizi.

EMISIONET