"Një skenë në hapësirë" - Ylli i filmave për të rritur rrëfen dëshirën më të çuditshme që sfidon gravitetin

Një nga yjet më të njohura të industrisë së filmave për të rritur, Angela White, ka zbuluar disa sekrete nga prapaskenat e karrierës së saj, përfshirë dëshirën më të pazakontë: të xhirojë një skenë intime në hapësirë!
E shpallur tri herë “Performuesja Femër e Vitit” dhe e nderuar në “Sallën e Famës” të AVN, australiania ka pranuar se ndonëse ka shumë përvoja të guximshme në ekran, ajo ende ëndërron për një skenë që sfidon gravitetin.
“Jam e magjepsur nga ideja. Do të ishte një sfidë e madhe teknike, por edhe shumë emocionuese”, ka thënë ajo për “News.com.au”.
Por ndërkohë që eksploron kufijtë e rinj të kinemasë për të rritur, White është shumë e qartë për kufijtë e saj në tokë:
“Nuk do të bëja kurrë asgjë që është e paligjshme, plot urrejtje apo nënçmuese”.
Në një reflektim më personal, ylli ka rrëfyer edhe një pendesë të vetme, mënyrën se si i komunikoi fillimisht të afërmve për karrierën e saj.
“Do të doja të kisha pasur më shumë durim, të kisha dëgjuar shqetësimet e tyre në vend që t’ua njoftoja thjesht si fakt i kryer”, tregon Angela.


