Një robot njerëzor/ Njihuni me gruan që ka 52 çipe në trupin e saj
“Daily Mail” ka publikuar historinë e një gruaje që ka 52 çipe në trupin e saj. Gjysma e implanteve janë mikroçipe që ajo i programon për të rritur funksionin e shqisave, apo për të shtuar aftësitë e saj si hapja e bravave apo ndezja e kompjuterëve. Të tjerët janë magnetikë dhe i japin një “shqisë të gjashtë”.

Teksa një ndër diskutimet më të mëdha në botë është implementimi i çipave te njerëzit, një grua ka në trupin e saj 52 të tillë.
Anastasia Synn ka hyrë në librin e Rekordeve Guiness për implementimin e 52 çipave në trupin e saj.
Funksionet e tyre variojnë nga hapja e bravave, gjetja e objekteve të metalit, kryerja e telefonatave dhe performimin e trukeve magjike.
Synn është magjistare, dublante dhe “biohacker”, një njeri që ndryshon trupin përmes teknologjisë për të lehtësuar jetën.
“Mund të them zyrtarisht se jam njeriu më i implementuar në botë! Duke qenë se është rasti i parë, iu është dashur të krijojnë një kategori të re rekordesh”, shprehet ajo.

Në trupin e saj ndodhet magneti më i madh i vendosur ndonjëherë tek një njeri, si dhe një që përçon zërin, i vendosur në vesh.
Më i madhi është dy inç e gjysmë i gjatë dhe gjysmë inç i trashë, ndërsa kopja e tij ndodhet në krahun tjetër. Implanti që ajo përdor më shpesh ndodhet në dorën e saj me të cilin hap derën e shtëpisë.
Gjysma e tyre janë për të rritur funksionin e shqisave, apo për të shtuar aftësitë, të tjerët janë magnetikë dhe i japin një “shqisë të gjashtë”, si aftësia për të gjetur telat e zhveshur pas një muri apo për të kontrolluar nëse automati elektrik po funksionon.

“Mund ta kuptoj kur mikrovala po lëshon rrezatim të tepërt, sepse dora ime dridhet. Çipi i vendosur mbi zemrën time mund të vendosë videon e dasmës tonë nëse skanohet. Ai në kyçin e majtë telefonon time bijë, ndërsa në të djathtin bashkëshortin”, thotë ajo.
Për t’u bërë rekordmene, Synn përpiloi një listë të funksioneve të çipave, kreu një skaner për të treguar vendndodhjet e tyre, si dhe demonstroi për secilin.
Nëse për dikë 52 implante mund të duken mjaftueshëm, kanadezja nuk është ende e kënaqur dhe shpreson të shtojë edhe të tjerë.




