Nisin xhirimet e 'Boxing Kid', producenti Krasniqi: Filmi i dedikohet fëmijëve të cilët kanë një shpresë
Producenti, Fitim Krasniqi në një intervistë në Ora News u shpreh se filmi ‘Boxing kid’ i dedikohet fëmijëve të cilët kanë një shpresë.
Krasniqi: Ky film flet për të gjitha problemet që fëmijët kanë nëpër botë.
Si me drogë, si të varfër dhe ne jemi duke punuar për të bërë këtë film për arsye që edhe fëmijët që kanë probleme të kenë një shpresë që munden të ndryshojnë.
Është një film që ka nga të gjithë kontinentët aktorë të ndryshëm.
Filmi është i bazuar në disa pika të ndryshme.
Qëllimi i filmit është që të mos dorëzohesh pavarësisht problemeve.
Sot është dita e 12 e xhirimeve në Kosovë dhe kemi diku tek 7-8 ditë për ta përfunduar të gjithën.

