Nisi shkolla, këshilla për prindërit, "mësuesit nuk janë policë"
Silvana Memo, mësuese e klasës së parë dhe Irena Çela psikologe në shkollën “Sami Frashëri” tregojnë emocionet e para të fëmijëve në ditën e parë të shkollës.
Të ftuar në “Ditë e Re” treguan disa këshilla si prindërit mund të ndihmojnë fëmijët e tyre në rrugëtimin e tyre të dijes.
- Kaloni shumë kohë cilësisht me fëmijët
- Dëgjoni fëmijët
- Jini prezentë për ta
Njihni fëmijën tuaj
"Ka një zbehje të figurës së prindit ndoshta dhe nga fakti që është në punë por sa më shumë të jetë present prindi aq më I socializuar do të jetë fëmija” thotë Irena Çela e ftuar ne emisionin "Ditë e Re" me moderatorët Arjola Shehu dhe Arjon Muça.
Ndonjëherë prindërit thonë se fjala e mësuesit është ligj sidomos për fëmijët e klasës së parë.
“Ju japim rolin e poilicit” thotë me batutë Arjoni
Mësuesja e klasës së parë, Irena Çela ka një lutje për prindërit: Jua bëj vëretje në mbledhjen e prindërve. Kujdes! Mos na e bëni figurën tonë kaq të ashpër”
