Ngjyra dhe spektakël/ Atmosferë festive e karnavaleve në Francë (VIDEO)
Një atmosferë spektakolare ka përfshirë qytetin francez të Nicës, ku këtë vit është rikthyer festa tradicionale e Karnavaleve, e anuluar në 2021 për shkak të pandemisë covid 2019.
Këtë vit shënohet edicioni I 137-të, dhe është një nga tre ngjarjet më të rëndësishmet në botë, bashkë me karnavalet e Rio de Zhaneiros dhe Venecias.

“Është ditë festive, moti është i këndshëm, ka shkëlqim, ndihesh mirë të dalësh pas Covid-it”, tha Sarah Defigier, mësuese nga Aix-en-Provence.
5000 personat e privilegjuar që kishin rezervuar vendet e tyre në kohë, pa pagesë, mundën të merrnin pjesë në ceremoninë e hapjes, duke shijuar spektaklin e fishekzjarrëve.

“Është bukur që karnavali po kthehet, është emblematike e qytetit”, vuri në dukje Justine Airaut, e cila erdhi me Hektorin e saj 5-vjeçar të veshur si kozmonaut: “Është hera e parë që vjen në karnaval”.

Në parakalimet e maskave u shfaqën edhe portretet e kandidatëve kryesorë në zgjedhjet presidenciale të futur brenda një ‘shportë me gaforre’, që nënkupton një grup njerëzish që nuk shkojnë mirë me njëri tjetrin dhe vetëm luftojnë mes tyre.

Në Nicë, karnavalet mbledhin së bashku 200,000 spektatorë. Një sistem i madh sigurie, me 200 policë kombëtarë dhe 90 policë bashkiakë u mobilizua për të shmangur incidentet. Karnavalet e Nisës janë një festë tradicionale e rivierës franceze që datojnë që 150 vjet më parë.

