“Nën lëkurën” e Mbretit të Rokut/ Aktori që luajti rolin e Elvis Presley-t, Austin Butler: Për tri vite “isha Ai”!

Aktori Austin Butler që portretizoi këngëtarin e njohur Elvis Presley në film me të njëjtin titull, ka folur për herë të parë për vështirësitë. Ai zbuloi se iu desh kohë të futej në rol, por edhe më shumë për të dalë prej tij

“Nën lëkurën” e Mbretit të Rokut/ Aktori që

“Pasi mbaruan xhirimet, thjesht po përpiqesha të kujtoja se kush isha, çfarë më pëlqente të bëja më parë. Për tre vjet, gjithçka që mund të mendoja ishte Elvisi” - Kështu e ka nisur intervistën e tij aktori Austin Butler, i cili ka marrë vlerësime të shuma për portretizimin e këngëtarit Elvis Presley.

32-vjeçari, i cili luajti këngëtarin e njohur në filmin biografik të Baz Luhrmann-it, “Elvis”, ka dhënë një intervistë për “Late Show” dhe ka folur për rolin e tij, si dhe xhirimet që zgjatën gjithsej 3 vite.

Theksi i Butler u bë temë bisede për disa muaj pas publikimit të filmit “Elvis”, në Qershor të 2022.

“Nën lëkurën” e Mbretit të Rokut/ Aktori që

Disa fansa theksuan në mediat sociale se aktori dukej shumë i ngjashëm me legjendën e muzikës që portretizoi në ekran.

Pas atij roli, aktori shpjegon se e ka pasur shumë të vështirë të portretizojë personazhe të tjerë në filmat e rinj, kjo për shkak të zërit të tij.

“Unë kisha një mësues që më ndihmoi të mos tingëlloja si Elvisi”, është shprehur ai gjatë intervistës.

“Nën lëkurën” e Mbretit të Rokut/ Aktori që

Roli në film “Elvis” i dha aktorit edhe një çmim Golden Globe gjatë vitit të kaluar.

lili saraçi

EMISIONET