Në shtëpi kishin miq, ai erdhi në jetë. Kreshnik Kuçaj ndan historinë e veçantë të ditëlindjes së tij
Gazetari dhe studiuesi Kreshnik Kuçaj në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora teksa po fliste për festat e fundvitit rrëfeu dhe momentin e lindjes së tij e treguar duke u bazuar në atë që i kanë treguar familjarët.
“Kam lindur në 1 janar. Prindërit po përgatisnin një drekë më kolektivin e punës së babait tim. Mami po ndihmonte. Dhe unë lind. Në dhomën tjetër është bërë dreka ndërsa kanë marrë vesh dhe ardhjen time në jetë.”, tregoi ai.
Por a e feston ai ditëlindjen pas tryezës së 31-shit?
Kreshnik Kuçaj: Mund të them se jam urimi i dytë pasi thonë “Gëzuar vitin e ri!”. Pastaj kujtohen që kam dhe ditëlindjen. Zakonisht e kam festuar me 9 janar me 10. Se kur ishim në shkollë kisha dëshirë të festoja ditëlindjen se nuk e festoja kurrë. Një herë e kam festuar më 9 janar por gjithmonë viti i ri ka qenë një festë më e madhe se ditëlindja ime.

