"Në krizë për modelë"? Fotografi: Në Shqipëri nuk ka mashkull që të dalë nudo
Gjetja e një modeli shqiptar që të pozojë nudo duket një mision i pamundur. Kështu të paktën thonë personat e fushës që lëvrojnë këtë gjini të fotografisë.
Andi Agarai: Nuk kam pasur asnjë kërkesë asnjëherë. Në Shqipëri nuk ka mashkull që të dalë nudo, është shumë e vështirë, sidomos me fytyrë.
Koreografia, Milena Sinakolli, e ftuar në "Ditë e Re" në Rtv Ora mendon se kjo nuk është mungesë dëshire por frikë nga paragjykimi.
Milena Sinakolli: Edhe djemtë kanë dëshirë të bëjnë foto nudo por është frika e paragjykimit. Mund ta quajnë gay. Ka nxjerrë format trupore si femër dhe quajnë në atë mënyrë.

