Ndjenja të forta mes Indrit dhe Vanesës? Çfarë mendojnë opinionistët

Ndjenja të forta mes Indrit dhe Vanesës? Çfarë

Mes Indrit dhe Vanesës ka ndjenja dhe mes tyre mund të lindë diçka. Ky ka qenë mendimi I tre opinionistëve, Einxhel Shkira, Armina Mevlani dhe Ermal Mamaqi.

Ata mendojnë se dyshja, me afrimitetin që kanë krijuar, shkon përtej raportit shoqëror.

“Ata sa shohin njëri-tjetrin harrojnë, dhe futen tek frekuenca e “infektuar””, tha Ermali.

“Gjuha e trupit flet më tepër. Vanesa mund të jetë vajzë shumë e dahsur që dhuron dashuri e mirësi, por nuk mendoj që afrimiteti fizik, prekja e dorës, nuk shkon. Ajo ja mohon vetes që mund të ketë një pëlqim. Kur një njeri ka dy zgjedhje, duhet të shkojë tek i dyti, se i pari nuk bën më”, deklaroi Einxhel.

“Unë mendoj që të dy kanë tërheqje për njëri-tjetrin. Vanesa i shtyp ndjenjat dhe mundohet të përdorë logjikën. Dhe Indri mundohet për korrektësi të qëndrojë larg asaj. Është e qartë që ata të dy kanë ndjenja për njëri-tjetrin dhe nuk e dimë se kur do plasi”, tha Armina.

EMISIONET