Ndjekësit "shpërthejnë" ndaj Arbana Osmanit: Poston ushqimet në mes të tragjedive…

Një 3- vjeçare u dhunua nga edukatorja deri në atë pikë sa pësoi frakturë në këmbë.
Ngjarja ndodhi në kopshtin "Stinët", aty ku dhe u mbajt protesta ditën e djeshme.
Ngjarja shkaktoi mjaft revoltë te publiku, mirëpo ajo çfarë ka shkaktuar edhe më shumë nervozizëm tek ta është indiferenca e personazheve të famshëm, mes tyre edhe Arbana Osmani.
Për këtë të fundit, të shumtë kanë qenë ndjekësit që në postime të ndryshme e kanë kritikuar jo pak.
Sipas tyre, teksa vendi jonë u rëndua nga ngjarje si ajo e foshnjës të porsalindur që ndërroi jetë tragjikisht apo 3-vjeçarja që u dhunua nga edukatorja, Arbana Osmani nuk bëri asnjë reagim, pavarësisht influencës që ajo ka, por vazhdoi të postonte jetën e saj luksoze.
Diçka të tillë ndjekësit nuk e kanë kaluar lehtë, duke u shprehur në komente si më poshtë:



