Ndërroi jetë gjatë koncertit të Taylor Swift, babai i 23-vjeçares bën rrefimin prekës: Dikush do të dënohet...

Ndërroi jetë gjatë koncertit të Taylor Swift, babai i

Babai i Ana Clara Benevides, admirueses që ndërroi jetë në koncertin e Taylor Swift ka dhënë së fundmi një intervistë prekëse.

Ai tha se ajo "iku për një ëndërr dhe u kthye e vdekur".

"Kam humbur vajzën time të vetme, një vajzë të lumtur dhe inteligjente. Ajo ishte gati të diplomohej në psikologji prillin e ardhshëm.

Dëshiroj që të zbulohet nëse në fakt u është ndaluar të sjellin ujë, nëse ka pasur neglizhencë në dhënien e ndihmës".

Babai i pikëlluar i Anas vazhdoi: "E di që këngëtarja po shpërndante ujë për admiruesit e saj dhe kjo është absurde për një ngjarje të këtyre përmasave. Asgjë nuk do ta kthejë vajzën time, por shpresoj që nëse konfirmohet neglizhenca, dikush do të dënohet, që kjo të mos ndodhë me askënd".

Këngëtarja e "Love Story" ishte duke performuar në Rio de Janeiro kur Ana vdiq.

Ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, mediet raportuan se fansat nuk u lejuan të futnin ujë në stadium pavarësisht temperaturave të larta.

Ana Clara Benevides u dërgua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë një orë më vonë.

EMISIONET