Mungesë vetbesimi dhe guximi? Zhaklin Lekatari: Femrat dhe meshkujt shqiptarë frikë të dalin jashtë zonës së sigurtë

Mungesë vetbesimi dhe guximi? Zhaklin Lekatari: Femrat dhe meshkujt shqiptarë frikë të dalin jashtë zonës së sigurtë

Zhaklin Lekatari ishte e ftuara e mbrëmjes në D-Night në Rtv Ora me Dajana Shabanin. Një natyrë pa komplekse, rebele dhe shumë e hapur në mendimet dhe veprimet e saj. Por, gjatë intervistës zbuluam më shumë nga vetja e saj, sidomos për planet personale.

Drejt altarit apo një fëmije? Këtë të dytën në fakt e shikonte shumë larg në planet e saj, ndërsa shumë pro ishte për një marrëdhënie në jetën e saj ku partneri të investonte shumë në kohë për të dhe e kundërta.

Dajana: Pse Zhaklin vendosi të thyejë shumë tabu në Shqipëri?

Zhaklin: Sepse përmbushin një nevojë dhe nuk kishte nevojë të kanalizonte dhe të shprehte një ngjarje që kishte ndodhur dhe npm saj të inspironte të tjerët
Dajana: Propozimi më i çuditshëm seksual që ke marrë deri tani?
Zhaklin: Po ftesë për orgji, por nuk është edhe shumë e çuditshme
Dajana: Në cilin moment e shijon më shumë vetminë?
Zhaklin: Gjithmonë
Dajana: Komenti më negative ose vulgar që ke marrë nga një femër?
Zhaklin: Ka aq shumë sa nuk di…gjëra të jashtëzakonshme, por djemtë më sulmojnë më shumë
Dajana: Çfarë iu mungon meshkujve dhe femrave shqiptare sipas teje?
Zhaklin: Vetbesimi, guximi dhe një lloj shkëndije për të dalë jashtë zonës së sigurtë
Dajana: Sa pro apo kundër je marrëdhënieve homoseksuale dhe të adoptuarit fëmijë?
Zhaklin: Po jam pro
Dajana: Hera e fundit që Zhaklin ka qarë?
Zhaklin: Ëëë nuk para qaj të them të drejtën…jam e fortë. Jam emotive, por nuk do të thotë që nuk jam e fortë
Dajana: Çfarë të plotëson më shumë në jetën tënde?
Zhaklin: Ndoshta do kisha qejf të kisha një marrëdhënie
Dajana: Ka një pishman në jetë Zhaklin Lekatari?
Zhaklin: Jo nuk kam edhe nëse kam pasur them më mirë që ka ndodhur sepse ka patur një arsye të caktuar pse ka ndodhur dhe më ka ndihmuar të jem kjo që jam
Dajana: E mbyllim me një mesazh sic ti di e dashur
Zhaklin: Dua t’iu them njerëzve vetëm të më ndjekin dhe të kenë besim tek unë sepse unë e di se ku po shkoj dhe edukimi nuk të dëmton qoftë ai seksual apo moral, qoftë fetar dhe në fund të ditës është vetëm edukim, kështuqë guxoni, të keni besim te vetja, besim te unë dhe dashuroni dhe duajeni më shumë veten dhe njëri-tjetrin sepse asgjë e keqe nuk vjen nga dashuria.

D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

 

EMISIONET