Mozzik mbështet publikisht Efin: Meriton përkrahjen time dhe të secilit nga ne

Mozzik mbështet publikisht Efin: Meriton përkrahjen time dhe të

Rikthimi i Efit dhe Kiarës në Big Brother VIP Albania ndikoj që miqësia e tyre të krisej. Gjatë spektralit të së martës dy vajzat kishin debatet të forta me njëra-tjetër ndërsa nuk mungoi as ndërhyrja e Luizit.

Pavarësisht se Efin e konsideronte mikeshë para largimit të saj të parë nga shtëpia e famshme, Luizi u pozicionua në krah të partneres së tij.

Por, përveç debateve dhe shumë situatave që krijoi ky raport i treshes, kjo ka ngjallur reagime edhe jashtë shtëpisë së famshme. Nuk ka munguar përkrahja për Efin edhe nga personazhet publike siç është reperi nga Kosova, Mozzik.

Reperi ka publikuar foton e Efit në InstaStory duke treguar se po e përkrah në rikthimin e saj në BBVA.

“Meriton përkrahjen time dhe të secilit nga ne. Përpara Efi”, ka shkruar Mozzik krahas fotos së Efit.

Mozzik mbështet publikisht Efin: Meriton përkrahjen time dhe të

Kujtojmë që paa eliminimit të saj të parë nga BBVA, Efi ishte protagoniste në videoklipin e fundit të Mozzikit “Fatkeqësi”.

EMISIONET