“Mos më thuaj, të lutem” Polici tregon momentin gazmor, pasagjeri ngulmon të bëjë testin e alkoolit
Polici Gerhard Baka në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora ndau një histori të cilën ai e konsideron sa gazmore aq edhe të sikletshme për të.
Në kontrollet rutinë që bëhen për të shikuar drejtuesit e mjeteve nëse e kanë konsumuar alkool ai tregon se reagimi i pasagjerëve të cilat kanë konsumuar ndodh të jetë interesant.
Një rast që ai ndau ishte kur ka ndaluar një mjet dhe një nga pasagjerët të cilët ishin nën efektin e alkooolit i ka kërkuar që të bëjë testin e alkoolit që të kuptojë se sa alkool ka pirë.
Gerhard Baka: Shpeshherë për tu theksuar janë rastet e reagimeve kur ndalojmë mjetet për të ushtruar testet e alkoolit dhe ka dhe momente komike. Janë raste që drejtuesi i mjetit nuk ka konsumuar alkool por janë pasagjerët ata që kanë konsumuar dhe krijohen situate sa gazmore dhe të sikletshme nga gjërat që thonë. Vitin e kaluar kemi pasur raste kur pasagjeri thoshte ma bëj mua testin e alkoolit. Po nuk je drejtues mjeti nuk mund të të bëj testin e alkoolit, shpjegoja. “Ma bëj të shikoj se sa kam pirë, të shkoj në shtëpi dhe të di sa kam pirë, tha ai. Kishte dhe situate të tilla.
“Ne na duhet të ruajmë një të mesme të artë pasi një fjalë e thënë keqinterpretohet nga persona nën efektin e alkoolit. Ti nuk e njeh temperamentin e personit përballë. Kemi pasur dhe raste që i themi “Të lutem futu në mjet” dhe thonë “kush je ti që më thua të lutem”. Në raste festash mundohemi dy herë më tepër që të jemi të kujdesshëm.”, tregoi ai.
Ai dha dhe këshilla sa i përket drejtuesve të mjeteve ku u shpreh:
Këshilla ime është ajo që ne japim gjithmonë. Të bëjnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve. Të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Dhe të mos konsumojnë alkool jo vetëm gjatë festive por gjatë gjithë periudhës që drejtojnë mjetin të shmangin përdorimin e alkoolit pasi pasojat janë të rënda.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.


