"Mos hidhni asgjë nga gardëroba" Ja çfarë këshillon stilistja shqiptare: Blu, jeshile, e zezë si të kombinoni ngjyrat
Stilistja e njohur shqiptare, Anila Konomi na mëson si të ripërdorim dhe si të rikrijojmë kombinime të reja me rrobat që kemi në gardërobë. Ndër të tjera Konomi propozon dhe ngjyrat që i shkojnë biondeve, buneve dhe flokëkuqeve.
Në një intervistë për RTV Ora në emisionin "Ditë e Re" stilistja rekomandon palltot pa mëngë për gratë dhe vajzat.
"Asnjë gjë mos hidhni nga gardëroba juaj. Bleni të tjera por ricikloni ato që keni. Ti duhet të dish të veshësh ngjyrat që të shkojnë. Biondeve u shkon ngjyra jeshile, blu dhe e zeza. Bruneve u shkojnë ngjyrat e ngjyrat e tokës. Vajzat flokëkuqe, ngjyrat e tokës u rrinë shumë mirë
Palltot pa mëngë , të gjitha zonjat që punojnë në zyrë duhet të kenë një pallto të tillë. Janë shumë komode dhe rrinë shumë mirë edhe kur hipni në makinë, sepse fustanet rrinë shumë bukur brenda saj, golfet e leshta dhe përveçse je në modë të tregojnë më të hollë, sepse duke eliminuar mëngët silueta është më e hollë. Në makinë është shumë komode dhe prezantimi është shumë i denjë. Të gjitha zonjat që punojnë në zyrë duhet të kenë një pallto të tillë në ngjyrën gri, mjaltë dhe të zezë."


