“Mos dil me shoqet dhe mos vish minifund”, Kristi Dragot: Këto gjëra janë absurde dhe hipokrite

Përplasja e kulturave shpesh shkakton shumë debate në shoqërinë tonë, sidomos në marrëdhëniet që krijohen mes të rinjve. Madje shkon deri në atë pikë ku pasi dy të rinj krijojnë një lidhje të ndalohen shumë gjëra, si për shembull dalja me shoqet, veshja e minifundit apo të detyruar të hapin kamerën kur t’ua kërkojnë.
Kristi Aliaj Dragot ka një tjetër qasje për këtë temë delikate ku thotë se e gjitha kjo është një gjë hipokrite dhe shumë absurde.
Dajana: Çfarë nuk duron dot nga djemtë dhe vajzat shqiptare?
Kristi: Falsiteti që kanë në mënyrën që joshin njëri-tjetrin është gjë shumë e trishtë. Është shumë sad shumë e shëmtuar.
Dajana: Çfarë do t’i ndaloje të dashurës tënde? Je natyrë xheloze?
Kristi: Në jetën time kam qenë shumë pak xheloz të them të vërtetën sepse krijoj një lloj besimi te femra. Të më tradhtonte do të ishte gjëja më e thjeshtë për ta thënë, por të shtirej. Të ishte false në emocionet që ka drejt meje, ideve që shpreh, interesi që ka për gjërat që kam unë dhe kjo do të ishte më e shëmtuar se tradhtia.
Dajana: Po një gjë që do ia ndaloje të tipit mos dil me shoqet, mos e vish atë minifund ose duhet ta hapesh kamerën kur t’i bie unë sepse djemtë shqiptarë janë këta.
Kristi: Këto janë gjëra absurd. Kur lidhesh me një femër për atë minifund, ty të pëlqeu situata siç e kishe përpara, pse duhet ta ndryshosh më vonë? Domethënë ti e merr në fillim siç ishte dhe pastaj do ta ndryshosh është pak hipokrite.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

