"Mollëza dhe vetulla…", Bushati për ndërhyrjet estetike: Bëhen si karikatura dhe pak do mbetemi pa brinjë

Rrjetet sociale po ndikojnë gjithnjë e më shumë te të rinjtë dhe të rejat që ti dorëzohen bisturisë për të pasur një tipar apo më shumë si ai apo ajo personazh VIP.

Modelja Silvana Bushati e ftuar  në "Jeto me Orën" thotë me humor se rrezikojmë që të mbetemi pa brinjë fare duke ngushtuar belin.

Bushati: Ky është modeli më i shëmtuar. Nuk janë trende që vijnë nga jashtë, njerëzit jashtë shumë më të thjeshtë se ne. Dhe këngëtaret më të famshme nuk i kanë këto ekstremet që bëjmë ne, mollëza na del këtu, vetulla na vjen këtu dhe nuk e njohim veten, si karikaturë. Nuk marrim modele nga jashtë por nga njëri-tjetri. Duke parë këto të ekranit, shohim dhe shoqet në lagje e në kafe, dalëngadalë do mbetemi pa brinjë fare. Puno shitëse do të jesh perfekte është ekstrem.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET