Moderatorja, Johana Bici: Macen e zezë e kam frikë, me horoskopin kam marrëdhënie të mira

Moderatorja, Johana Bici: Macen e zezë e kam frikë, me horoskopin kam

Moderatorja Johana Bici në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora ndau ekperiencat e saj që kishin të bënin me besnytnitë.

Ajo tregoi se 'ka frikë' kur shikon një mace të zezë në rrugë pasi sipas saj simbolizon diçka të keqe.

Johana Bici: Macen e zezë e kam pak frikë. Me horoskopin i kam marrëdhëniet e mira. Astrologjia është një shkencë. Na determinon në disa karakteristika. 80 për qind të karakteristikave të shenjës i kam.

Ke paragjykuar dikë nga shenja e horoskoit?

Johana Bici: Po kam paragjykuar, pastaj kam ndryshuar mendim.

Por të kundërtën mendon teologu sa i përket qasjes ndaj horoskopit pasi sipas tij "Horoskopi është interpretim që do të thotë se nuk është determinim".

Vladimir Kera: Horoskopi është interpretim që do të thotë se nuk është determinim. Unë nuk është se vendos të shkoj diku dhe nuk shkoj pasi ka thënë Jupiteri mos shko. Kur kthehet në determinim horoskopi shikojmë gjëra që nuk duhen parë. Më parë horoskopi është lidhur me lekun, më parë më tepër lidhej me dashurinë pasi nuk ishte dominancë paraja. Ajo që është për tu theksuar është mungesa e vizionit.

EMISIONET