MODA RIKTHEHET NË PARIS! Krijime të veçanta, yje të njohur dhe shumë stil

Java e modës së lartë u zhvillua në Paris me shumë emra të njohur dhe koleksione të veçanta. Margiela dhe Chanel sollën risi dhe rikthime të traditës. Kim Kardashian dhe Naomi Campbell shkëlqyen në sfilatat luksoze. Ndërsa Balenciaga dha lamtumirën e stilistit të saj dhe Giambattista Valli u nderua me një medalje të veçantë. Pjesë e javës së modës në paris ishtë dhe këngëtarja shqiptarë me famë ndërkombëtarë, Dua Lipa.

MODA RIKTHEHET NË PARIS! Krijime të veçanta, yje të njohur

Në Paris është mbajtur Java e Modës së Lartë, ose siç njihet ndryshe, Haute Couture.

Kjo javë është e veçantë, sepse shfaqen veshje unike, të punuara me dorë dhe me çmime shumë të larta, të rezervuara për më të pasurit.

Emrat e mëdhenj si Valentino dhe Dior munguan këtë herë, por u spikatën shtëpi të tjera të njohura.

Maison Margiela prezantoi koleksionin e parë të stilistit Glenn Martens, me veshje të çuditshme, të bëra nga materiale të ricikluara dhe forma shumë kreative.

Ndërsa Chanel riktheu klasiken, me frymëzim nga stili anglez dhe dizajne elegante.

MODA RIKTHEHET NË PARIS! Krijime të veçanta, yje të njohur

Në publik u panë emra të njohur si Naomi Campbell, këngëtarja Lorde dhe vajza e Monakos, Caroline, nuk mundgoi as këngëtarja shqiptarë me famë ndërkombëtarë, Dua Lipa

Por, çndodhi? Balenciaga shënoi shfaqjen e fundit të stilistit Demna, i cili largohet pas 10 vitesh.

Ndërsa në pasarelë sfiluan yje si Kim Kardashian dhe Isabelle Huppert, ndërsa fustanet e veçanta frymëzoheshin nga kinemaja dhe kujtimet familjare.

Stilisti italian Giambattista Valli u nderua me një medalje nga shteti francez dhe prezantoi koleksionin e tij me fustane romantike, me lule dhe ngjyra të ëmbla.

Ekspertet e modës thonë se moda e lartë në Paris tregoi sërish se është art dhe spektakël.

EMISIONET