Mjeshtër i portreteve me laps, Kalia: Nisi si pasion, tani është kthyer në fitimprurës
Artisti, Ervis Kalia në një intervistë në Ora News u shpreh se ka realizuar mbi 5 mijë portrete dhe tregoi se e ka nisur që në vitin e parë të Liceut.
Kalia: Kemi shkuar në 5 mijë portrete.
Aktualisht jemi në shifrën e 5200 portreteve.
Me portrete kam nisur që në Lice që në vitin e parë të Liceut.
Duke iu bërë miqve të tjerë sepse kisha qejf vetëm portretet dhe në vit të parë fillova me porositë e para.
Që në vit të parë e deri tani që 13 vjec vetëm me portrete jam marrë.
Ishte pasion i madh pastaj u kthye në art dhe tani është kthyer edhe në fitimprurës ka edhe fitime.