Miss Kids Beauty 2024/ 6-vjeçarja Cataleya Seferi ëndërron të bëhet mjeke
Ky është momenti ku 6-vjeçarja, Catalea Seferi mori kurorën si Miss Kids Beauty 2024.
E lindur në Belgjikë por jeton në Durrës, 6-vjeçarja tregon për emocionet e asaj dite.
‘’Jam shumë e lumtur.
Kam fituar cmimin e parë.
U ndjeva e lumtur’’.
Jo vetëm e bukur por dhe me një zemër të madhe.
Cataleya thotë se kur të rritet dëshiron të bëhet doktoreshë ku të ndihmojë njerëzit.
‘’Dua të hap një spital të shëroj gjithë fëmijët e botës’’.
Falenderuese i është mamasë e cila e ka ndjekur pas për ti plotësuar dëshirat.
Në eventin ku ishin dhe 34 konkurente të tjerë Calatea u shfaq si më e bukura e ndaj sot ajo ka një mesazh për të gjithë.

