Miley Cyrus: Të jesh nënë kërkon përkushtim të madh...

Miley Cyrus: Të jesh nënë kërkon përkushtim të

Ylli i muzikës pop, Miley Cyrus, ka vendosur të flasë hapur për një nga çështjet më personale në jetën e saj, mëmësinë.

Gjatë një interviste në podkastin “The Interview” të The New York Times, artistja 32-vjeçare rrëfeu se nuk ka ndier kurrë dëshirën për të pasur fëmijë biologjikë dhe se, në rast se do të vendoste të bëhej nënë, do të zgjidhte rrugën e adoptimit.

Për Miley-n, gjithçka lidhet me pasionin. Ajo tregoi një bisedë të thjeshtë me njerkun e saj, e cila u kthye në një moment reflektimi të thellë mbi zgjedhjet jetësore.

“Nuk e shoh veten si një nënë biologjike, u shpreh këngëtarja e “Flowers”.

“Të jesh nënë kërkon përkushtim të madh, energji dhe përgjegjësi të vazhdueshme. Nëse nuk ndjen pasion të sinqertë për këtë rol, nuk e kuptoj si mund të përballosh netët pa gjumë dhe gjithë sfidat që sjell rritja e një fëmije.”

Ajo theksoi se ndien respekt të madh për të gjitha nënat, veçanërisht për të ëmën, por nuk ndjen asnjë trysni për të ndjekur të njëjtën rrugë. “Kur them se është një përkushtim 18-vjeçar, në fakt dua të them 33,” tha ajo me humor, duke iu referuar lidhjes së saj të fortë me prindërit edhe sot.

Miley, e njohur për natyrën e saj të çiltër dhe qëndrimin ndaj normave shoqërore, vijon të sfidojë pritshmëritë tradicionale. Me këto deklarata, ajo përcjell një mesazh të fortë për të drejtën e çdo gruaje për të përcaktuar vetë rrugën e saj në jetë – përtej kornizave klasike të familjes dhe mëmësisë

EMISIONET