Miku i Sarës zbulon arsyen pse Ledri nuk ishte në premierë: Po kalojnë diçka, por...

Miku i Sarës zbulon arsyen pse Ledri nuk ishte në premierë: Po

Në një intervistë të dhënë së fundmi, gazetari, Andi Vrapi, njëkohësisht edhe mik i afërt me Sarën, ka konfirmuar që mes çiftit ka një krizë.

Një ndër temat më të diskutuara kohët e fundit, ka qenë padiskutim marrëdhënia e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës.

Gjithçka nisi nga një zhurmë të madhe mediatike që trekëndëshi Sara, Ledri dhe Dafina krijuan në rrjet për shkak të një teksti kënge.

Pas kësaj, mungesa e Ledrit në premierën e filmit apo mospërkrahja në rrjetet sociale ndaj debutimit të Sarës si aktore në filmin "Në Kuadër të Dashurisë", ngriti më shumë dyshimet për një krizë mes çiftit të njohur.

"Unë mendoj që po kalojnë diçka që çdo çift normal e kalon në jetë. Ka momente që nuk flet me burrin se nuk të ka pëlqyer diçka, ka momente që burri të mban inat. Plus që ka edhe diçka, kur Sara fitoi "Dancing with the Stars", të gjithë thoshin se e fitoi prej Ledrit. Prandaj Ledri nuk u shfaq në asnjë premierë që të mos kishte nga këto fjalët", ka thënë gazetari.

"Duke marrë parasysh mungesën në premierë dhe të gjithë këto, mendoj që mund të ketë një krizë", shton gazetari.

EMISIONET