"Lindur së prapthi". Rita Petro: Nëse nuk gjykojmë prindërit, do të mbetemi skllevër

Rita Petro vjen  në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora foli rreth librit të saj më të ri "Lindur së prapthi" .

Rita thotë se është munduar që të gjitha mendimet ti ketë bio si dhe tregon se është një libër që lidhet me të shkuarit kundër rrymës.

Rita Petro: Është një libër që lidhet me të shkuarit kundër rrymës. Mbase unë jam ndryshe në artin tim më tepër sesa në jetën time të përditshme. Unë dal e flas në mënyrë serioze dhe thonë kjo qenka grua serioze.  Të shkruarit kërkojnë vetmi. Ishte një kohë që filloja të shikoja ëndërra me personazhet e librave me mamin dhe babin.  Unë nuk kam dashur të bëj autiobiografi. Doja të bëja një roman. Doja të tregoja ato ndjesi që gjithkush që i lexon ato rreshta ti ndjejë. Ndaj them që ai është libër për njerëzit mendjehapur.

Sipas saj me interes është që lexuesi të flasë me veten e vetë.

Rita Petro: Jam munduar që të gjitha mendimet ti kem bio, jo duke i interpretuar në ditën e sotme. Nuk ka ndonjë interes të madh që të lexojnë historinë time por të flasin me veten e vetë.  Aty kam shumë dukuri që lidhen me figurën e femrës që lidhen dhe me ditën e sotme. Pyesja miket e mia a ju ka ndodhur kjo gjë a ju ka ndodhur ajo. Nëse dikush i ka ngacmuar kur ishin të vogla apo dhe i ka bullizuar. Ato thonin jo. Pas 1 ore ose më tepër bisedë ju kujtohej diçka. Mua më është dashur që të gjitha mëkatet e të tjerëve ti mbaj në kurrizn tim.

Ajo ka trajtuar në librin e saj dhe figurën e babait. Rita shprehet se “dua të jap një mesazh se nëse nuk arrijmë të gjykojmë prindërit tanë, atëherë do të mbetemi skllav”.

Rita Petro: Figurën e babait kur jemi të vegjël jemi mësuar ta shohim si zot. Duke jetuar çdo ditë me të ti i shikon dhe anë të tjera. Dhe dua të jap një mesazh se nëse nuk arrijmë të gjykojmë prindërit tanë, atëherë do të mbetemi skllav. Prindërit më të mirë janë ata prindër që i lejojnë fëmijët e tyre të gjykojnë. Unë shikoj dhe dëgjoj vajza djem që nëna dhe nuk ka tjetër, po në lidhje me dashurinë po. Por në një raport tjetër ka mama që i kanë stopuar fëmjët e vet, ka prindër që i pengojnë fëmijët. Të duash dhe ti mbash dorën prindit është diçka tjetër dhe ti gjykosh është diçka tjetër. Të gjitha këto gjëra vijnë përmes mendimit të fëmijës.  

Ajo thotë se gjithmonë shkruan ato që mendon por pa pasur parasysh idenë që do ta lexojë dikush.

Rita Petro: Kur shkruaj asnjëherë nuk e vë veten se do të më lexojë dikush, shkruaj ato gjëra që i mendoj. Më kanë thënë që është një gjë që lexohet dhe ti vazhdimisht mendon po çfarë do të na dali tani. Vura re në panair që kishte interes dhe nga të rinj të cilët kishin lexuar disa pjesë dhe më pas kanë dashur të blejnë librin.   

EMISIONET