Mekaniku shqiptar aktor në Kanada: Fillimisht vëllait ju duk qesharake ideja për tu bërë aktor
Një tjetër shqiptar i njohur në fushën e kinematografisë ia ka dalë edhe jashtë kufijve të plotësoj ëndrrën e tij. Këtë pasdite në emisionin “Jeto me orën” në RTV Ora ishte i ftuar në lidhje ‘Skype’ nga Kanadaja, Redi Zyka.
Ai rrëfeu në studio momentet e tij gjatë gjithë karrierës së tij si aktor, ku u ndal në fillimet e tij, vështirësitë dhe arritjet deri më tani.
Ashtu si gjithë emigrantët jashtë vendit, edhe Zyka tregoi vështirësit e para të hasura në dheun e huaj. E më pas u ndal në hapat e parë të tij drejt aktrimit.
“Si çdo emigrant që lëviz fillimet janë të vështira. Kam bërë punë të ndryshme, kam studiuar për mekanik, më pas hapa edhe biznesin tim ndërrim xhamash të makinave. Më pas ju përkushtova aktrimit, një pasion dhe dëshirë që në fëmijëri. Kam marrë pjesë në disa filma. Fillimi ka nis në bashkëpunim me një agjenci filmash këtu në Kanada, si fillim isha figurantë, ndërsa më pas kam marr edhe role dialoguese. Në filmin që po xhirohet roli im është një vrasës me pagesë, është një film aksion, ndryshe nga ata që kam luajtur më parë. Ky është një ndër karakteret që mua më pëlqen më shumë, ky rol është në trupin tim”, u shpreh Zyka.
Ai tregoi bisedën e zhvilluar me të vëllain, ku tha se iu duk qesharake aktrimi.
“I thash vëllait do të bëhem aktor, e morën si qesharake. Ndërsa, tashmë i kam shumë mbështetës, janë familjarët ata që më dhanë kurajë për të vazhduar”, tha ai ndër të tjera.
Përsa i përket projektit të tij më të fundit në filmin “Elons revenge”, ai u shpreh se “do të jetë një film i veçantë, pasi ka aksion edhe fundi do i surprizojë njerëzit sepse nuk do mbyllet në fund por, do të jetë në vazhdimësi, serial”.
Së fundmi ai u ndal në bashkëpunimin me një tjetër emër të njohur shqiptarë, fotograf Fadil Berishën.
“Me Fadilin kemi biseduar në rrjetet sociale, për shkak të pandemisë nuk kishim mundësi të takoheshim më parë edhe na u dha mundësia në fillim të nëntorit që të takoheshim e të bisedonim, ku më pas bashkëpunuam. Fadil Berisha është një person i thjeshte e me këmbë në tokë. I jam shumë mirënjohës për mbështetjen e dhënë”, përfundoi Zyka.
Redi ka marrë pjesë në 4 filma me metrazh të gjatë si dhe në shumë filma me metrazh të shkurtër si: The Albanian Eagle, Ice Blood, The uncomplete drug film, 33 Visual recruitment 326, Spearphishing, Boardëalk milkshakes burgers and fries commercial 2018, Assassins League 2018 etj. Ai gjithashtu merret edhe me reklama apo fotoshoot.


