Meghan Markle bën një paraqitje befasuese pa princ Harryn në Los Angeles

Meghan Markle bën një paraqitje befasuese pa princ Harryn në Los

Meghan Markle ka bërë një paraqitje surprizë, pa Princin Harry në Los Angeles, mes spekulimeve se çifti jetojnë “jete të ndara”.

Dukesha e Sussex kishte veshur një fustan të kuq nga Carolina Herrera në një gala në Spitalin e Fëmijëve në Los Angeles.

Meghan, 43 vjeçe e kishte veshur më parë fustanin në një gala për veteranët me Harry-n në Neë York në vitin 2021, shkruan The Sun.

Meghan u pa duke përshëndetur fansat e rinj dhe duke u shoqëruar me Demi Lovato dhe Kaley Cuoco.

Kjo vjen pasi ekspertët mbretërorë i thanë ‘The Sun’   se Meghan dhe Harry “po shkojnë në rrugë të ndara” dhe po jetojnë gjithnjë e më shumë të ndarë”.

‘The Sun’ zbuloi se dyshja “po veprojnë veçmas tani” pasi nuk janë parë së bashku në tre javë.

Korrespondentja veterane mbretërore Jennie tha: “Meghan nuk dëshiron të kthehet dhe ata po shkojnë në rrugën e tyre, deri diku”.

Ngjarja u mbajt mbrëmë para një audiencë live prej më shumë se 100 të ftuarish specialë.

EMISIONET