"Më tradhëtonte, i vura GPS në makinë", Ana Gjini ndan historinë e pazakontë të dashurisë
Ana Gjini së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e moderatores Ester Bylyku 'Glamour Zone' në Rtv Ora, ku ka rrëfyer një histori të pazakontë dashurie.
Ana u shpreh se ajo ka patur 7 vite një lidhje toksike, dhe djali në fjalë e tradhëtonte, aq sa ajo u detyrua të merrte masa ekstreme.
Ester Bylyku: A të kanë tradhëtuar ndonjëherë?
Ana Gjini: I vura GPS në makinë për 6 muaj. I kapa disa biseda në telefon, por ai justifikohej. Unë doja ta vërtetoja që më gënjente, dhe bleva GPS të cilin ia vendosa në makinë. Atje zbulova që ai shkonte në vende të pazakonta.
Ana gjithashtu i bëri një loje Brunos. Moderatorja Ester Bylyku i dërgoi disa foto ku Ana shfaqej duke ndarë puthje e përqafime me një djalë tjetër.
Bruno i tërbuar nga xhelozia u nis për ta kapur mat Anën me djalin që e tradhëtonte.
Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

