Më të bukurat zbresin në Shqipëri/ Nis Miss Globe, 50 vajzat do të udhëtojnë në gjithë Shqipërinë

50 më të bukurat kanë mbërritur në shqipëri për të përfaqësuar vendin e tyre në miss globe

Ndalesa e parë ishte në rinas, e më pas drejt plazhit të durrësit në një prej resorteve të njohura

Turizëm në çdo stinë do të jetë moto e garës e konsideruar në botë si një nga Top eventet e bukurise, Për Europën, duke u vendosur në tre-shen e Platformave më të mira të Beauty Pageant

‘’Këtë vit në përbërjen e këtij delegacioni kemi dy shtet që vijnë për herë të parë që marrin pjesë në Miss Globe siç është Sri Lanka dhe Bangladeshi duke shtuar gjeografinë e vendeve pjesëmarrëse në të 5 anët e globit dhe duke çuar imazhin e Shqipërisë edhe në cepat më të largët të botës’’, tha Bozo.

Turi do të nis në veri e do të vijojë më tej në jug. Të rejat do të sfilojnë dhe shijojnë jo vetëm bukuritë natyrore, por edhe lashtësinë shqiptare.

‘’Ka disa ndryshime të cilat do ta përmirësojnë akoma më shumë vlerën jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe në botë’’, tha Bozo.

Parada me flamuret kombëtarë të shteteve do të vijojë deri në një gjysmefinale spektakolare në Berat ndërsa finalja e madhe do të jetë në Tiranë.

Ky është viti i 21-të i organizimit të The Miss Globe.

Përgjatë kësaj kohe kanë qenë pjesëmarrëse mbi 940 vajza Gazetare, influencer etj.

Më të bukurat zbresin në Shqipëri/ Nis Miss Globe, 50 vajzat

EMISIONET