"Më ndihmoi"/ Tish Cyrus flet se si përballoi humbjen dhe divorcin nëpërmjet k*anabisit: Isha e thyer nga brenda

"Më ndihmoi"/ Tish Cyrus flet se si përballoi humbjen dhe

Tish Cyrus ka pranuar hapur se përdori kanabis si një formë “vetë-mjekimi” pas divorcit nga Billy Ray Cyrus dhe vdekjes së nënës së saj, Loretta Finley, dy ngjarje që ajo i përshkruan si ndër më tragjiket në jetën e saj.

Në episodin e së mërkurës të podcastit “The Squeeze”, të drejtuar nga Tay Lautner, 58-vjeçarja tha se ishte përballur prej vitesh me ankth dhe se gjatë asaj periudhe të vështirë, përdorimi i kanabisit iu duk si një formë ndihme.

“Kam qenë shumë e hapur për faktin që kam pirë shumë kanabis,” u shpreh ajo. “Gjithmonë kam pasur pak ankth. Në atë kohë, mendoj se ishte si një ilaç për mua – sepse besoj shumë te mjekësia bimore – dhe mendoj se, gjatë periudhës kur humba nënën dhe martesa ime u shkatërrua, po vetë-mjekohesha në një farë mënyre, pa e kuptuar.”

Tish shtoi se kanabisi i “mpinte” dhimbjen emocionale, por kur vendosi të ndalonte, përjetoi një shpërthim të fortë ankthi. “Isha në një gjendje ankthi të plotë, deri në pikën që nuk funksionoja fare dhe nuk e kuptoja çfarë po më ndodhte,” tregoi ajo.

Ajo shpjegoi se pas ndarjes nga Billy Ray Cyrus dhe humbjes së nënës, ishte përballur me dy nga periudhat më të errëta të jetës së saj, pa pasur kohë t’i përpunonte emocionalisht. “Ishte një vit jashtëzakonisht i vështirë. Nuk ndalova as të mendoja apo të përjetoja atë që po ndodhte,” tha ajo.

Tish dhe Billy Ray Cyrus u divorcuan zyrtarisht në prill të vitit 2022, pas 29 vitesh martesë. Në dokumentet e divorcit, ajo përmendi “mospërputhje të pakapërcyeshme” dhe deklaroi se nuk kishin jetuar bashkë që prej vitit 2020.

Sipas saj, terapia ishte ajo që e ndihmoi të dilte nga kriza. “Kur fillova terapinë dhe fola vërtet për jetën time, për fëmijët dhe gjithë presionin që kam pasur, reagimi ishte: ‘Wow’,” tregoi ajo.

Sot, Tish Cyrus është e martuar me aktorin Dominic Purcell, me të cilin kurorëzoi dashurinë në gusht 2023. Ajo e përshkruan marrëdhënien e tyre si të qetë dhe të sigurt. “Nuk ka dramë. Më dha hapësirën të ndalem dhe të përballem me ndjenjat e mia.”

EMISIONET