"Me miq të veçantë", Ramush Haradinaj fans i Noizyt dhe Loredanës?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2022, 20:14
Familja Haradinaj ka pritur miq të veçantë sot. Hiç më pak se dyshen shumë të suksesshme të reperëve, Noizy dhe Loredana.
Ka qenë vetë Ramush Haradinaj që ka postuar një foto me ta dhe tre fëmijët e tij.
Loredana dhe Noizy ndodhen në Prishtinë pasi ky i fundit ka pasur një takim me fansat.
Dyshja publikoi një ditë më parë këngën "Heart attack" që në harkun e 20 orëve po i afrohet 1.5 mln klikimeve në YouTube.