"Më ke shpëtuar jetën" mesazhi i fansit që emocionoi Dafina Zeqirin

Këngëtarja e njohur, një nga divat e muzikës shqiptare Dafina Zeqiri, ka qenë e ftuara speciale në finalen e Why Not, me moderatoren Roza Lati.

Kjo e fundit i ka lexuar një mesazh të një fansi, i cili thotë se ka qenë kënga e Dafinës “Duro”, arsyeja se përse ai nuk i ka dhënë fund jetës, kur ishte në depresion.

Mesazhi i fansit, e ka emocionuar këngëtaren, e cila ka mbetur pa fjalë në studio.

Roza Lati lexon mesazhin e fansit: O Roza, pashë storyn me Dafin, e adhuroj atë, dhe pyetja që do i bëja: A e di ajo që ka shpëtuar jetë njerëzish me këngën “Duro”. Një prej tyre jetëve është edhe jeta ime, kur isha në depresion dhe po mendoja të fundit fare për jetën time. Thjesht thuaj që e adhuroj dhe faleminderit për këngën “Duro”.

Ai më ka çuar me screen shot dhe mesazhin që të ka nisur ty: Përshëndetje yll, jam një çun nga Tirana, dhe doja të falenderoja përzemërsisht  për arsyen se një muaj më para isha në depresion dhe doja t’I jepja fund jetës, por falë asaj këngës, mund të them se shpëtova falë kësaj. Të adhuroj dhe shpresoj të shohë dhe një herë tjetër.

EMISIONET