Materiale të krijuara artificialisht në emër të saj? Reagon ashpër Parashqevi Simaku rreth lajmeve të fundit: Nuk mund të hesht më

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka reaguar për herë të parë ndaj lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, duke i cilësuar ato si shpifje dhe sulme të padrejta ndaj figurës së saj.
Në një postim në Facebook, Simaku shprehet se ka duruar për një kohë të gjatë në heshtje, por tashmë situata ka kaluar çdo kufi dhe është detyruar të reagojë publikisht.
“Nuk kam dashur kurrë të reagoj ndaj gënjeshtrave, por tashmë nuk mund të hesht më. Është e rëndësishme që ndjekësit e mi të dinë të vërtetën dhe të mos ndikohen nga fjalët e rreme që qarkullojnë. Kam marrë mijëra mesazhe me materiale të krijuara me programe që nuk kanë asnjë lidhje me mua,” shkruan këngëtarja.
Deklarata e këngëtares vjen pas disa javësh ku në rrjete sociale janë shpërndarë materiale të cilat, sipas saj, janë krijuar artificialisht dhe nuk kanë asnjë lidhje me jetën e saj private.
Simaku sqaron se ka marrë mijëra mesazhe të krijuara me inteligjencë artificiale, të cilat paraqesin informacione të pavërteta rreth jetës së saj. Në reagim këngëtarja thekson se pavarësisht se jeta e saj është bërë tashmë publike, çështjet private që i përkasin vetëm asaj, do vijojnë të mbeten të tilla.
"Nuk kam dashur kurrë të reagoj ndaj gënjeshtrave dhe sulmeve të padrejta që disa persona përpiqen t’i hedhin mbi imazhin tim. Por tashmë situata ka kaluar çdo kufi dhe nuk mund të hesht më. Është e rëndësishme që ju, ndjekësit e mi të dashur, të dini të vërtetën dhe të mos ndikoheni nga fjalët e rreme që po qarkullojnë.
Kam marrë mijëra mesazhe ku më dërgohen disa mesazhe të krijuara me programe, që janë plotësisht gënjeshtra dhe nuk kanë asnjë lidhje me mua. Dua t’ju siguroj se asgjë prej tyre nuk është e vërtetë.
Historia ime është bërë publike, por ka gjëra personale që nuk do t’i zbuloj kurrë. Jam besimtare dhe besoj me gjithë zemër se Zoti do të bëjë drejtësinë e tij në kohën e duhur.
Ky është reagimi im i parë dhe i fundit për këtë çështje. Dua vetëm që të dini se unë nuk jam ajo që këta njerëz përpiqen të paraqesin dhe do të vazhdoj të qëndroj krenare dhe e fortë pavarësisht sfidave. Ju falenderoj për mbështetjen dhe besimin tuaj."

