Martesat sot nga tërheqja seksuale! Ja çfarë thotë pastori Altin Zefi
Pastorët, Altin Zefi dhe Mattheë Needham në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora folën lidhur me qasjën e njerëzve ndaj martesës.
Pastori Altin Zefi tha se më parë martesa bazohej në bazë të vlerave e virtyteve ndërsa tani martesa "konsiderohet më tepër nga emocionet nga tërheqja seksuale dhe pas 6 muajsh vijnë sfidate vështirësitë".
Altin Zefi: Martesa që në kohët e lashta konsiderohej ndër institucionet më të forta. Ka nevojë të qëndrojë mbi virtytin e qëndrueshmërisë e të qenit esëll (i pavarur nga alkooli), e respektit, e dashurisë . Fatkeqësisht martesa sot konsiderohet më tepër nga emocionet nga tërheqja seksuale dhe pas 6 muajsh vijnë sfidate vështirësitë. Duhet të ndërtohet mbi bazë të vlerave. Ne duhet të luajmë një rol pozitiv për të afirmuar vlerat. Ne si shoqëri duhet ti japim rëndësi të veçantë mbrojtjes së martesës pasi ëshët vendi ku njerëzit rriten.
Sakaq pastori Matthew Needham tha se "Shqiptarët duhet të hapin zemrën ndaj krijuesit dhe duhet të mbështeten në këtë gjë".
Matthew Needham: Perëndia është krijuesi i martesës. Shqiptarët duhet të hapin zemrën ndaj krijuesit dhe duhet të mbështeten në këtë gjë. Kam një mik që kishte frik të martohej. Inë e drejtova drejt biblën. 6 mauj nuk erdhi në kishë. Pas 6 muajsh tha që duan të na kurorzosh martesën. Martesa është e rëndësishme. Nëse je duke jetuar me dikë, ti duhet të marrësh unazën dhe ti propozosh për martesë.

