Luna Mari, “qershia mbi tortë”/ Kiara apo Luizi, kush është “bowler-i” më i mirë? (VIDEO)

Pasditen e sotme çifit i shumëpreferuar i publikut shqiptar, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli vendosën që ta kalonin duke lozur bowling.
Ishte Luizi ai që na zbuloi një video të ëmbël ku ai sfidon partneren në lojën bowling.
Në fillim të videos u shfaq Kiara teksa mundohet të rrëzojë shishet me anë të një goditjeje me topin e rëndë të bowlingut por pa rezultat.
Pastaj në një moment shfaqet Luizi i cili me goditjen e parë i rrëzon shishet, duke na dëshmuar se ai përveçse një artist i mirë, qenka dhe një bowler i zoti.
Dhe në fund fare, video mbyllet me “qershinë mbi tortë”, me fytyrën e ëmbël Luna Marisë.

