Luiza Gega me fustan të bardhë? "Nuk jam në kërkim të kësaj gjëje, më pëlqen kjo që bëj"

Luiza Gega, një kampione modeste do e etiketonim, ku edhe pse me një mal me trofe ajo është një vajzë me këmbë në tokë. Gjatë një pyetësori flash me përgjigje të shpejta, në asnjë moment nuk e dha veten si më e suksesshmja apo më e mira, por me mesazhin që talenti dhe vullneti për të arritur një objektiv e bën njeriun akoma më të plotësuar.

Shabani: Zgjohesh në mëngjes dhe harron gjithmonë të bësh?

Gega: E kam shumë të programuar dhe nuk harroj asgjë se e kam të përditshme

Shabani: Të thyesh rekorde për ty është?

Gega: Të sfidoj veten.

Shabani: Ka më të mirë se unë, por si unë asnjëherë”sa qëndron tek ty kjo shprehje?

Gega: Uaaa kurrë nuk e kisha menduar një pyetësor kaq shpejt nuk di çfarë të them.

Shabani: Sa e ndjeshme je?

Gega: Jam shumë e prekshme ndaj padrejtësive dhe shpërthej në lot

Shabani: Ke menduar ta lësh këtë sport?

Gega Po e kam menduar dhe në momentin që nuk do të thyeja më rekordet e mia sepse do të mendoj se aty ishte maksimumi im

Shabani: Çfarë do të sakrifikoje për karrierën?

Gega: Kam sakrifikuar se nuk kam bërë jetën si shoqet e mia sepse duhej të stërvitesha e të mbaj një regjim të hekurt që të arrij këtu

Shabani: Kur do e shikojmë Luiza Gega me një fustan të bardhë?

Gega: Kur të vija koha. Unë nuk jam në kërkim të kësaj gjëje. Më plotëson kjo që bëj për momentin.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë, klikoni në linkun më poshtë:

 

EMISIONET