Luan Rama: Nanon nga politikanët e veçoj si mikun më të mirë, me Berishën kam qenë kritik dikur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2024, 22:52
Gjatë bisedës së tij me moderatoren Ester Bylyku në emisionin 'Glamour Zone', Luan Rama tregoi edhe disa nga marrëdhëniet që ka pasur ose ka me politikanët në vend.
Në vazhdim të intervistës, Luan Rama tha se nga politikanët ai veçon Fatos Nanon si mikun e tij më të mirë.
Ndërsa u shpreh se gjatë kohës kur punonte si gazetar te 'Zëri i Popullit' shkruante shumë artikuj kritikues për Sali Berishën, por sot ata kanë një marrëdhënie të mirë.
Madje Berisha shpesh ka qenë i pranishëm në emisionin 'Drejt', nga Luan Rama.

