“Larg duart nga vagina ime” kompania e aktores së famshme nxjerr në treg qiririn e ri

“Larg duart nga vagina ime” kompania e aktores së famshme

Kompania e Gwyneth Paltrow, Goop ka lançuar një qiri të ri me temë vaginale në mbështetje të të drejtave riprodhuese.

Të enjten, kompania e wellness njoftoi lançimin e “Larg duart nga vagina ime”, një version i ri me numër të kufizuar të qiririt të saj të njohur “This Smells Like My Vagina”.

Qiri i ri, i cili përmban një “aromë joshëse, dehëse, thellësisht femërore" i krijuar nga Paltrow dhe parfumeri Heretic, është publikuar më 22 janar.

Për të festuar vendimin e Gjykatës së Lartë, i cili mbron të drejtën e abortit në SHBA, Goop njoftoi se do të dhurojë 25 dollarë nga shitja e çdo qiri prej 75 dollarësh për Fondacionin Amerikan të Lirive Civile të Unionit.

Në Instagram, ku Paltroë ndau një video të qiriut duke u djegur, ajo shkroi:

“Fjala ‘vaginë’ ka shumë fuqi. Megjithatë, ka një nevojë të përsëritur për të thënë: Larg duart! Largoni duart nga vaginat tona në çdo kontekst ku nuk janë të ftuar. Organet tuaja riprodhuese; zgjedhja juaj.”

EMISIONET