Kush është kjo? I riu bën sikur nuk e njeh Dajanën, por shoku i ngushtë e bën atë për ujë të ftohtë

Kush është kjo? I riu bën sikur nuk e njeh Dajanën, por

Mbrëmja e së Enjtes ishte e mbushur plot me batuta të cilat thellë brenda tyre përcjellin një mesazh të veçantë për tematikën që diskutohej në studion e D-Night.

Thashetheme më shumë bëjnë burrat apo gratë? Kjo ishte tema e mbrëmjes ku secili nga ndjekësit kishte mundësinë të jepte mendimin e tij.

Teksa Genardi bënte lidhjen live nga Korpusi, pranë tij u afruan dy të rinj që kërkuan me ngul të flisnin me drejtuesen e programit Dajana Shabani. Në bisedë i sipër njëri nga çunat bëri sikur nuk e njohu Dajanën, por shoku i tij e bën për ujë të ftohtë. E zbulojmë së bashku se çfarë ndodhi

Dajana: Mirëmbrëma si je? Ua u bënë dy, kaloja njërën kufje edhe atij tjetrit

I riu: Mirëmbrëma Dajana si je?

Dajana: Unë jam shumë mirë gjithmonë.

Genardi ndërkohë i jep kufjen djalit tjetër që të komunikonte me Dajanën live.

I riu 2: Kush është kjo?

I riu 1: Është Dajana o budalla, prezantuesja më e mirë në Shqipëri sot për sot.

Dajana: Ska gjë i dashur se ka edhe njerëz që bëjnë sikur nuk më njohin. Mos e vrit mendjen fare se jam mësuar. I dashur, sipas mendimit tuaj kush bën më shumë thashetheme burrat apo gratë? E dua të sinqertë.

I riu: Po për Zotin shumë të sinqertë e bëjnë gratë se burrat bëjnë muhabet burrash.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

 

EMISIONET