“Kurrë nuk doja që vajza ime të rritej me prindër të ndarë”, pas Princit, reagon edhe Elia Zaharia

“Kurrë nuk doja që vajza ime të rritej me prindër

Pas Princ Lekës ka reaguar edhe Elai Zaharia, e cila gjithashtu konfirmon ndarjen mes tyre.

Me anë të një postimi në Facebook, Elia shkruan se ajo nuk do të zgjidhte kurrë qëë vajza e saj të rritej me prindër të nndarë, por kësaj here ndarja ishte e vetmja rrugëzgjidhje.

Postimi i plotë:

Miq dhe dashamirës,

Më duhet tju komunikoj që sot filluam proçedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit!

Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzen time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qënka e vetmja rrugëzgjidhje!

Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!

Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë!

Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!

EMISIONET