Kur fama merr për kot/ Ish-konkurrenti i “American Idol” mbyllet në burg për 25 vite. Benjamin Glaze nuk mbrohet dot për kr*met ndaj ...(VIDEO)

Kur fama merr për kot/ Ish-konkurrenti i “American Idol”

Kur fama merr për kot. Rasti është për Benjamin Glaze-n, ish-konkurrent i “American Idol” që u bë i njohur pas një puthjeje me Katy Perry-n në vitin 2018, është dënuar me 25 vite burg për pornografi me fëmijë.

Ai u arrestua në vitin 2024, pasi policia gjeti mbi 700 imazhe dhe video me abuzim seksual të të miturve në telefonin e tij.

Dhe një vit pas arrestimit, drejtësia amerikane ka vendosur së fundmi që Glaze të shpallet fajtor dhe tashmë do të vuajë 15 vite burg të detyrueshme dhe 10 vite të tjera dënim me lirim me kusht.

Dokumentet gjyqësore tregojnë se kushtet e lirimit janë jashtëzakonisht të rrepta, ai duhet të nënshtrohet testeve të veçanta psikologjike dhe fiziologjike, nuk mund të shohë pornografi, nuk mund të shkelë në klube për të rritur apo të kontaktojë persona të panjohur.

Madje, i kërkohet edhe të ruajë një pamje të rregullt dhe t’i nënshtrohet analizave të shëndetit seksual.

Benjamin Glaze u bë viral në sezonin e 16-të të “American Idol”, kur Katy Perry e puthi gjatë audicionit të tij, një moment që ngjalli shumë diskutime në atë kohë.

EMISIONET