Kujdesi gjatë verës, dermatologia Gega: Kjo periudhë sjell dëme në lëkurë si njollat kafe dhe kanceri
E ftuar në studion e lajmeve "Ora News", për të folur rreth problemeve që shfaqen në lëkurë gjatë muajve të verës, ishte dermatologia, Migena Gega.
"Ne hasim shpesh djegiet nga dielli, apo shtimin e njollave në lëkurë, që vijnë në pasojë e ekspozimit në diell apo menjëherë sa lëkura ka kontakt me diellin. Dermatologët synojnë shpesh për mbrojtjen nga dielli, riaplikimin e kremit të diellit, evitimit të orëve të pikut, të orëve të nxehta, sidomos për fëmijët e vegjël. Një djegie nga dielli në moshën e fëmijërisë, mund të sjell pasoja të parikuperueshme dhe lidhet me kancerin e lëkurës në moshat më të vona nga një ekspozim apo diegje. Nuk diskutohet, jo tek të gjithë, është një kategori personash që janë më tepër të prirur. Por pse jo, të edukohemi që në vegjëli, që të aplikojmë sa më mirë kremin e diellit, qoftë edhe masat mbrojtëse, me kapele apo hyrjen në çadër," tha dermatologia.

