KUJDES ME “FAST FOOD”-et/ Specialisti këshillon kufizim dhe zgjedhje të kujdesshme për të ruajtur shëndetin

Konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të fasfoodmund të shkaktojë probleme shëndetësore për shkak të përmbajtjes së lartë kalorike dhe cilësisë së ulët të lëndëve të para. Specialistët rekomandojnë kufizim, zgjedhje të kujdesshme dhe konsum të rregullt të ushqimeve të përgatitura në shtëpi.

Ushqimet fast food janë bërë pjesë e përditshmërisë së shumë qytetarëve, veçanërisht të rinjve. Por sipas ekspertëve të ushqimit, konsumimi i shpeshtë i këtyre produkteve përbën rrezik serioz për shëndetin.

Profesor Ilir Lloha nga  Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit një nga problemet kryesore qëndron tek cilësia e përbërësve.

Profesori këshillon që ushqimi të konsumohet rregullisht dhe në orare të caktuara, duke preferuar gatimet shtëpiake, të cilat ndihmojnë edhe në ruajtjen e peshës trupore.

Lloha apelon për më shumë kujdes në përzgjedhjen e ushqimit dhe reduktimin e konsumit të fast food-it, duke e konsideruar ushqimin e shëndetshëm si investim afatgjatë për jetën.

EMISIONET