Krist Aliaj zbuloi të dashurën e re, por ç'mendim ka Roberti për të?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2023, 11:29

Ish-finalisti i spektaklit "BBV2", Krist Aliaj, ka bërë publike lajmin se është duke shijuar marrëdhënien e tij të re me një vajzë shqiptare.
Në një intervistë, ai ka dhënë më tepër detaje për vajzën duke mos i bërë publik emrin.
Vajza që ia ka marrë zemrën Kristit është shqiptare, brune, studion në Angli dhe është shumë ndryshe nga vajzat e tjera "tipike shqiptare" sipas tij.
Por, çfarë mendimi ka Roberti për këtë lidhje të tij? Kristi u shpreh se babai i tij është shumë entuziast.

