KRIJESAT E VOGLA SHPËTOJNË KLIMËN! Zooplanktoni depoziton miliona ton karbon në thellësi

Krijesa shumë të vogla që jetojnë në oqean ndihmojnë në ndalimin e ngrohjes globale. Ato hanë algat në sipërfaqe, pastaj zhyten thellë në ujë dhe djegin yndyrën që kanë grumbulluar. Ky proces largon miliona ton gaz karbon nga ajri. Kaq sa emetojnë 55 milion makina në vit.

KRIJESAT E VOGLA SHPËTOJNË KLIMËN! Zooplanktoni depoziton miliona

Ato janë të vogla, të padukshme me sy të lirë dhe shpesh shiten si ushqim për peshqit.

Por sipas një zbulimi të fundit shkencor, këto krijesa mikroskopike, të quajtura zooplankton, po luajnë një rol kyç në ndalimin e ndryshimeve klimatike.

Studiues nga Kina dhe Britania e Madhe kanë zbuluar se zooplanktoni, përfshirë copepodët dhe krillin, konsumojnë fitoplanktonin në sipërfaqe të oqeanit, grumbullojnë yndyrë dhe më pas zhyten deri në 2 kilometra thellësi ku e djegin këtë yndyrë për të mbijetuar gjatë dimrit.

Ky proces natyror, që quhet “pompa vertikale sezonale”, mban të bllokuara nën ujë rreth 65 milionë ton karbon çdo vit një sasi e barabartë me emetimet vjetore të 55 milion makinave me naftë.

Shkencëtarët thonë se pa këtë migrim të pazakontë, nivelet e CO₂ në atmosferë do ishin pothuajse dy herë më të larta. Por ekzistenca e këtyre “heronjve të padukshëm” tani kërcënohet nga ngrohja globale dhe peshkimi komercial i krillit, i cili në vitin 2020 arriti afro gjysmë milion ton.

Studiuesit kërkojnë që këto të dhëna të përfshihen në modelet klimaterike, ndërsa paralajmërojnë për pasojat nëse këto krijesa zhduken.

Në një planet që përballet me sfida ekstreme klimatike, shpëtimi mund të vijë nga krijesat më të vogla të oqeanit. Zooplanktoni një armë e heshtur në luftën kundër ngrohjes globale por nga ana tjetër ato vetë po rrezikohen nga ngrohja globale.

EMISIONET