Konkurrenti i “Përputhen” i shokon të gjithë: Jam baba i dy fëmijëve, e kam djalin 16 vjeç

Konkurrenti i “Përputhen” i shokon të gjithë: Jam

Albina zhvilloi takimin e radhës jashtë studios së “Për’puthen” me Endin, një nga konkurrentët e rinj, që i është bashkuar programit të dashurisë.

Albina dhe Endi, i njohur ndryshe si Buçi, vendosën të pushonin në një pishinë dimërore. Ata shijuan qëndrimin pranë njëri-tjetrin me rroba banjo.

Buçi: Kështu të pafsha gjithmonëAlbina: Si?

Buçi: Duke buzëqeshur. Nuk të vjen përditë diçka kaq perfekte.

Albina: Çfarë do të më tregosh më shumë për veten?

Buçi: Që kam zemër të madhe

Albina: Atë e pamë, dhe që ke vend për të gjithë

Buçi: Po për ty, dimë shumë pak

Albina: Unë jam një gocë shumë e mirë, jam fëmija e pleqërisë. Jam pak e llastuar. Jetoj me prindërit e mi, që janë pleq sot

Buçi u ndje komfort me Albinën, aq sa për herë të parë, zbuloi sekretin, që la pa fjalë të gjithë.

“Jam baba i dy djemve”, tha ai në takim.

Buçi: Kam dy çuna. Ti e meriton të ta them. I madhi është 16 vjeç. Jam bërë baba 17 vjeç. Ashtu më erdhën gjëra

Albina: Pse, ka metoda për ta hequr

Buçi: Është dhuratë nga Zoti

Buçi: Është 4 e gjysmë, pesë

Buçi: E kam pasur shoqe. Isha i vogël, nuk dija gjë.

Albina: Me të njëjtën shoqe e ke? Nuk mendon të kesh gjë me atë gocën

Buçi: Kanë ndodhur gjërat që në 2011

Në studio, konkurrenti rrëfeu se prej pesë vitesh, nuk i takon fëmijët e tij.

“Djemtë sot rrinë me mamanë time. Kam pesë vite pa i takuar, por flas përditë me ta”, tha ai./Tch

EMISIONET