Komentatori sportiv lë gruan me kancer, martohet me shoqen e ngushtë të vajzës së tij, 32 vite më të re

Komentatori sportiv anglez, Riçard Kejs, ka përfunduar në qendër të vëmendjes të mediave botërore rozë, teksa pas 36 vitesh martesë, la gruan e prekur nga kanceri për shoqen më të mirë të së bijës, e cila ishte 32 vite më e re se komentatori.
Fundjavën e kaluar, Riçard organizoi një martesë me të zgjedhurën e tij, Luçi, e cila është 32 vjet më e vogël dhe ishte shoqja më e mirë e vajzës së tij Gema.
Riçard Kejs, la para kohe gruan e tij Xhulia, e cila prej vitesh po lufton me një sëmundje të rëndë.
Kejs punoi si komentator i Premier League për “Sky Sports” deri në vitin 2011.
Më pas ai u shkarkua për komente seksiste për një nga gjyqtaret e pakta femra në Premier League, Sian Masi-Ellis.
Megjithatë, ai nuk e humbi punën. Ai u transferua në Katar, ku punoi për “Bein Sports”.
Riçard u akuzua për pabesi nga gruaja e tij Xhulia në vitin 2016. Ai vendosi ta linte edhe pse ajo kishte shtatë vjet që po luftonte me kancerin.
Dy vjet më vonë ai u pa për herë të parë në publik me Luci. Dasma ishte planifikuar, por situata e Covid-it ndryshoi planet, ndaj dasma u zhvillua vetëm fundjavën e kaluar.

