“Kjo gjë më tmerron...”/ Aktorja e njohur e "Wednesday" rrëfen anën e errët të karrierës së saj në Hollywood

“Kjo gjë më tmerron...”/ Aktorja e njohur e

Aktorja e njohur Jenna Ortega, ylli i serialit “Wednesday”, ka folur hapur për vështirësitë që ka përjetuar në fillimet e karrierës. Në një intervistë për “Vogue México”, 22-vjeçarja rrëfeu se për shumë kohë nuk ndihej e dëgjuar në industrinë e filmit.

“Gjithmonë e kam ditur si është të mos kesh zë dhe kjo më tmerron,” tha Ortega, duke shtuar se sot përpiqet ta përdorë fjalën me kujdes, profesionalizëm dhe maturi.

Ajo pranoi se përvojat e hershme e bënë të mbyllej në vetvete dhe t’i humbiste sigurinë gjatë xhirimeve. Sipas saj, mungesa e hapësirës për t’u shprehur mund të jetë shkatërruese për një artiste të re.

Ortega foli gjithashtu për ndikimin e famës në jetën personale, duke theksuar se është bërë më e rezervuar dhe më e kujdesshme me atë që thotë në publik. Një tjetër element i rëndësishëm për të, tha aktorja, është edukimi në një komunitet latino në Kaliforni, të cilin e konsideron një pjesë kyçe të identitetit të saj.

EMISIONET